LIGJ
Nr.7697, datë 7.4.1993
PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE
Ndryshuar me Ligj Nr.7813 datë 14.4.1994
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Ndryshuar me Ligj nr.8016, datë 2 5.10.1995
Ndryshuar me Ligj Nr.8343, datë 6.5.1998
Ndryshuar me Ligj Nr.9119 datë 24.7.2003
Ndryshuar me Ligj Nr.9302, datë 28.10.2004
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e
dispozitave ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet
shtetërore kompetente e kryer me veprim ose mosveprim dhe për të
cilën parashikohet një dënim administrativ.
Neni 2
Kanë përgjegjësi për kundravajtjet administrative personat e
përgjegjshëm që kanë mbushur moshën 14 vjeç.
Neni 3
Ndryshuar me Ligj Nr.9119 datë 24.7.2003
Shkeljet që përbëjnë kundravajtje administrative
parashikohen me ligj.
Kanë të drejtë të nxjerrin akte që parashikojnë kundërvajtje administrative edhe këshillat e bashkive dhe të komunave, për shkelje që kanë lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojnë funksionet e veta e të përbashkëta në njësitë territoriale përkatëse dhe që nuk janë parashikuar si të tilla në ligje të veçanta
Neni 4
Për kundravajtjet administrative jepen këto dënime:
a) gjobë;
b) heqje lirie deri në 30 ditë.
Dënimi me heqje lirie jepet vetëm kur ligji ngarkon gjykatën
si organ për shqyrtimin e kundërvajtjes.
Këto dënime administrative, në vartësi nga lloji i
kundërvajtjes, shoqërohen edhe me masa administrative
parandaluese të parashikuara në ligj.
Gjykata, në raste të veçanta, me kërkesën e kundërvajtësit,
mund të bëjë zëvendësimin e dënimit me heqje lirie në dënim me
gjobë, duke llogaritur një ditë heqje lirie me pagën e të
dënuarit për dy ditë pune. Nga kjo e drejtë nuk përfitojnë
përsëritësit.
Neni 5
Ndryshuar me Ligj Nr.9119 datë 24.7.2003
Niveli i dënimit me gjobë dhe gjoba në vend në rastet e shkeljeve të një rëndësie të vogël, për kundërvajtjet e parashikuara në aktet e bashkisë dhe të komunës, përcaktohen me vendim të këshillit përkatës.
Neni 6
Ndryshuar me Ligj Nr.9119 datë 24.7.2003
Shfuqizohet
Neni 7
Sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për
kryerjen e kundërvajtjes administrative, kalojnë në dobi të
shtetit, përveç rasteve kur vërtetohet se ato janë të personave
që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e kundërvajtjes
administrative.
Neni 8
Sendet, të hollat dhe çdo përfitim tjetër pasuror të vëna në
dorë nëpërmjet kundërvajtjes administrative, merren dhe kalojnë
në dobi të shtetit. Kur marrja e sendit ose e përfitimit tjetër
pasuror është e pamundur, kundërvajtësi paguan kundërvleftën e
tyre në të holla.
MASA ADMINISTRATIVE
Neni 9
Organi që shqyrton kundërvajtjen administrative, në raste të
veçanta, kur vëren se personi që e ka kryer atë, mban qëndrim të
mirë, tregohet i penduar dhe çmon se dhënia e dënimit
adminstrativ nuk është e nevojshme, ka të drejtë ta pushojë
çështjen dhe, kur është rasti, të vendosë vetëm për shpërblimin e
dëmit.
Kur i mituri nën moshën 14 vjeç dhe i mitur në moshën nga 14
deri në 18 vjeç, që është i pazënë në punë, kryen për herë të
dytë një kundërvajtje, përgjigjet administrativisht prindi ose
kujdestari i tij.
KREU II
KONSTATIMI E SHQYRTIMI I KUNDERVAJTJES
ADMINISTRATIVE
Neni 10
Për konstatimin e kundërvajtjes administrative, përveç
rasteve kur parashikohet marrja e gjobës në vend, mbahet
proçesverbal nga personat e ngarkuar me ligj ose me akte të
organeve të pushtetit lokal.
Procesverbali mbahet në vendin e kryerjes së kundërvajtjes
dhe në kohën e konstatimit të saj, si rregull në prani të
kundërvajtësit dhe të dëshmitarëve të pranishëm. Në procesverbal
shënohen identiteti i kundërvajtësit dhe lloji i kundërvajtjes që
nënshkruhet nga përpiluesi, kundërvajtësi dhe dëshmitarët e
pranishëm, në rast se ka. Procesverbali i dërgohet menjëherë
organit që është kompetent për shqyrtimin e kundërvajtjeve.
Neni 11
Kundërvajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit nga
organi përkatës i administratës shtetërore, ose nga gjykata në
territorin e të cilëve është kryer kundërvajtja.
Organi që shqyrton kundërvajtjen, kur çmon se shqyrtimi i
kundërvajtjes mund të bëhet më me lehtësi, ka të drejtë t’ia
dërgojë procesverbalin organit të vendbanimit të kundërvajtësit.
Neni 12
Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet në prani të
kundërvajtësit. Kur vërtetohet se ai ka marrë dijeni dhe nuk ka
shkaqe justifikuese për mosparaqitje, shqyrtimi mund të bëhet
edhe në mungesë.
Neni 13
Përbërja e organit administrativ që shqyrton kundërvajtjen,
caktohet në dispozitat që e parashikojnë atë.
Neni 14
Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet brenda 15
ditëve nga data e konstatimit të saj, por jo më vonë se 2 muaj
pas kryerjes.
Neni 15
Në zgjidhjen e llojit të dënimit dhe në caktimin e masës së
tij organi që shqyrton kundërvajtjen administrative, duhet të
marrë parasysh rrethanat, rëndësinë e shhkeljes, sjelljen e
kundërvajtësit dhe kushtet familjare të tij.
Neni 16
Së bashku me kundërvajtjen administrative, kur është rasti
shqyrtohet edhe shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga
kundërvajtësi.
Neni 17
Në vendimin e dënimit përmendet identiteti i kundërvajtësit,
shkelja e kryer, dënimi i dhënë, masat administrative, sendet e
marra dhe, kur është rasti, edhe detyrimi për shpërblimin e
dëmit.
Neni 18
Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ mund të
bëhet ankim ose protestë brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose
njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja,
vendimi i të cilës është i formës së prerë.
Gjykata që shqyrton ankim ose protestën vendos lënien në
fuqi të vendimit, ndryshimin e tij, pushimin e çështjes ose e
prish dhe e gjykon vetë çështjen.
Kur dënimi jepet nga gjykata e rrethit, ankimi bëhet në
gjykatën e apelit.
EKZEKUTIMI I VENDIMEVE
Neni 19
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Ndryshuar me Ligj Nr.8343, datë 6.5.1998
Gjoba, të ardhurat që merren sipas neneve 6,7 e 8 të këtij
ligji, dhe shpërblimi i dëmit paguhen nga kundërvajtësi brenda
pesë ditëve, nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Pas
kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2 për
qind deri në një muaj. Kur edhe pas këtij afati nuk paguhen,
zbatimi bëhet nëpërmjet qendrës së punës së kundërvajtësit, duke
përfshirë edhe punëdhënësit private
Gjithë gjobat e tjera të vendosura në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, që nuk paguhen sipas përcaktimit në nenin 19, u dërgohen zyrtarisht bashkisë ose komunës ku kundërvajtësi ka vendbanimin ose kryen veprimtarinë kryesore,për vjeljen e gjobës sipas dispozitave të këtij ligji
Neni 19/a
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Ndryshuar me Ligj Nr.8343, datë 6.5.1998
Kur gjoba edhe detyrimet e tjera të parashikuara në nenin
19 të këtij ligji nuk paguhen ose nuk nxirren dot nga paga, ato
nxirren duke vënë sekuestro mbi pasurinë e të dënuarit për
kundravajtje administrative, qoftë edhe sikur ajo të ndodhet në
dorën e personave të tjerë.
Për gjobat e vëna mbi bazën e akteve të këshillave të bashkive ose komunave dhe për gjobat e vëna nga organet e tjera shtetërore të miratuara me ligj që veprojnë brenda territorit të tyre, titulli ekzekutiv vihet në zbatim me urdhër të titullarit të organit përkatës të pushtetit lokal nga punonjësit e seksionit të financës të ngarkuara posaçërishtpër këtë qëllim.
Zbatimi i titujve ekzekutivë, kur është e nevojshme bëhet
në bashkëpunim me organet e policisë së rendit.
Kur gjoba vendoset nga një organ shtetëror ekzekutiv i
armatosur (policitë), gjoba zbatohet forcërisht me urdhër të
titullarit të organit që e ka vënë atë
Neni 19/b
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Sekuestrimi i pasurisë bëhet në prani të kundërvajtësit
ose të familjarëve të tij, të përgjegjësit të administratës të
lagjes apo të kryeplakut të fshatit, dhe në mungesë të tyre, në
prani të dy dëshmitarëve.
Nëpunësi i ngarkuar me sekuestrimin e pasurisë bën të ditur
qëllimin e ardhjes, kërkon pagimin e gjobës përpara se të vihet
dorë mbi pasurinë e të dënuarit, dhe kur e sheh të justifikuar
kërkesën, ka të drejtë të shfryjë ekzekutimin deri në pesë ditë,
duke lënë pasurinë mbi të cilën do të vihet sekuestro në
dorëbesim të personit të dënuar apo të familjarëve të tij.
Përjashtohen nga sekuestrimi sendet që përcaktohen me
dispozita të veçanta
Neni 19/c
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Kur nëpunësi i ngarkuar me sekuestrimin has në
kundërshtimin e të dënuarit apo të poseduesit të pasurisë,
urdhërohet marrja forcërisht e sajë.
Për sekuestrimin e pasurisë mbahet procesverbal në të cilin
përmenden personat e pranishëm dhe karakteristikat e pasurisë së
marrë. Ajo transportohet e depozitohet në magazina ose dyqane për
shitjen, që ngrihen për këtë qëllim. Vlefta e pasurisë caktohet
me ekspertë të ngarkuar nga nëpunësi sekuestrues. Pasuria mund të
shitet edhe me procedurë ankandi
Neni 19/ç
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për
kryerjen e kundërvajtjes administrative ose që rrjedhin prej saj
me vendim të organit që ka vendosur dënimin për kundërvajtje
administrative, sekuestrohen dhe kalohen në dobi të shtetit duke
i dorëzuar në rezervën shtetërore
Neni 19/d
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Sekuestro vihet mbi sende vlefta e të cilave plotëson
pagimin e gjobës, të kamatave dhe të shpenzimeve të bëra për
ekzekutimin e saj.
Në rast se sendi i sekuestruar është i ndashëm dhe rezulton
me një vleftë më të madhe nga ajo që kërkohet, ndahet prej tij aq
sa është e nevojshme për marrjen e gjobës e detyrimeve të tjera
dhe shpenzimet e bëra, ndërsa diferenca i kthehet pronarit të
sendit ose depozitohet në emër të tij
Neni 19/e
Ndryshuar me Dekret Nr.939, datë 11.10.1994
Sekuestrimi i pasurisë së paluajtshme kryhet vetëm kur
pasuria e luajtshme nuk mjafton për pagimin e gjobës.
Nëpërmjet zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme,
nëpunësi sekuestrues njihet me pasurinë mbi të cilën mund të
vihet sekuestro. Vlefta e saj duhet të jetë sa më afër madhësisë
së gjobës.
Shitja e kësaj pasurie bëhet me anë ankandi, pasi më parë
të jetë përcaktuar vlefta nga ekspertë të ngarkuar nga nëpunësi
sekuestrue
Neni 20
Ndryshuar me Ligj Nr.7813 datë 14.4.1994
Ndryshuar me Ligj Nr.8343, datë 6.5.1998
Ndryshuar me Ligj Nr.9119 datë 24.7.2003
Ndryshuar me Ligj Nr.9302, datë 28.10.2004
Gjobat dhe të ardhurat e vjela sipas neneve 6 e 7 të
këtij ligji kalojnë në buxhetin e shtetit, përveç rasteve kur
rrjedhin nga:
a) kundërvajtje të konstatuara nga organet e shërbimit të
policisë rrugore, nga të cilat 70 për qind kalojnë në favor të
Ministrisë së Rendit Publik për nevoja të shërbimit rrugor dhe 30
për qind në favor të buxhetit të shtetit.
b) kundërvajtje të miratuara nga organet kolegjiale të njësive vendore kalojnë 100 për qind në favor të buxhetit të pavarur të bashkisë dhe komunës.
c) kundërvajtje të konstatuara nga organet e Policisë Pyjore, nga të cilat 30 për qind kalojnë në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave për nevoja të shërbimit pyjor dhe 70 për qind në favor të Buxhetit të Shtetit.
Gjithë gjobat që vilen nga bashkia ose komuna në rolin e agjentit, kalojnë 80përqind në buxhetin e bashkisë ose komunës dhe 20 përqind në buxhetin e shtetit,
Shumat që i kalojnë bashkisë ose komunës, të përdoren:
a) deri në 30përqind për shpërblimin e punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës ose detyrirnit, për vështirësi pune, në mason deri 4 paga mujore në vitpër çdo person;
b) 70 për qind sipas kritereve që përcakton këshilli përkatës për administrimin e të ardhurave që realizojnë bashkia dhe komuna
Neni 21
Zbatimi i dënimit me gjobë fikse bëhet në vend nga personi i
ngarkuar për këtë qëllim. Kur zbatimi bëhet i pamundur, mbahet
procesverbal dhe gjoba vilet në përputhje me nenet 19 dhe 20 të
këtijligji.
Neni 21/a
Ndryshuar me Dekret nr.8016, datë 2 5.10.1995
Bashkitë dhe komunat marrin masa për ngritjen e magazinave
e të dyqaneve që kryejnë veprimtari depozitimi e shitjeje
Neni21/b
Ndryshuar me Dekret Nr.1231, datë 26.9.1995
Ndryshuar me Nr.8277, DATE 15.1.1998
Shfuqizohet
Zbatimi i dënimeve me gjoba fikse të vendosura nga organet e
shërbimit të policisë rrugore bëhet me pagimin e vlerës së tyre nga
kundërvajtësi në arkën e njërit prej komisariateve të policisë, në
territorin e të cilit është kryer kundërvajtja administrative ose
ku e ka vendbanimin kundërvajtësi
Neni 22
Dënimi me heqje të lirisë zbatohet nga organet përkatëse të
rendit publik.
Neni 23
Dënimet për kundërvajtjet administrative nuk mund të ekzeku-
tohen me kalimin e një viti nga data e dhënies së tyre.
Neni 24
Kundërvajtësi që pas kalimit të një viti nga data e dhënies
së dënimit nuk ka kryer kundërvajtje tjetër administrative, quhet
i padënuar administrativisht.
Neni 25
Kundërvajtjet e vërejtura deri në hyrjen në fuqi të këtij
ligji të shqyrtohen sipas dispozitave që kanë qenë në fuqi në
kohën e kryerjes së tyre.
Neni 26
Ligji nr.6070, datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet
administrative”, shfuqizohet.
Neni 27
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrta-
re.
Shpallur me dekretin nr.514, datë 16.4.1993 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
L I G J
Nr.7813 datë 14.4.1994
PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7697, DATE 7.4.1993
“PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
Neni 1
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet
administrative”, neni 20 ndryshohet si vijon:
“Gjobat dhe të ardhurat e vjela sipas neneve 6 e 7 të
këtij ligji kalojnë në buxhetin e shtetit, përveç rasteve kur
rrjedhin nga:
a) kundërvajtje të konstatuara nga organet e shërbimit të
policisë rrugore, nga të cilat 70 për qind kalojnë në favor të
Ministrisë së Rendit Publik për nevoja të shërbimit rrugor dhe 30
për qind në favor të buxhetit të shtetit.
b) kundërvajtje të miratuara nga organet kolegjiale të
pushtetit lokal, nga të cilat 85 për qind kalojnë në favor të
buxhetit lokal dhe 15 për qind në favor të buxhetit të shtetit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Fletoren
Zyrtare.
DEKRET
Nr.939, datë 11.10.1994
PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7697, DATE
7.4.1993
“PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 28, pika 19, të ligjit nr.7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
D E K R E T O J :
Neni 1
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993, neni 19 ndryshohet si
vijon:
“Gjoba, të ardhurat që merren sipas neneve 6,7 e 8 të këtij
ligji, dhe shpërblimi i dëmit paguhen nga kundërvajtësi brenda
pesë ditëve, nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë. Pas
kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2 për
qind deri në një muaj. Kur edhe pas këtij afati nuk paguhen,
zbatimi bëhet nëpërmjet qendrës së punës së kundërvajtësit, duke
përfshirë edhe punëdhënësit privatë”.
Neni 2
Shtohet neni 19/a me këtë përmbajtje:
“Kur gjoba edhe detyrimet e tjera të parashikuara në nenin
19 të këtij ligji nuk paguhen ose nuk nxirren dot nga paga, ato
nxirren duke vënë sekuestro mbi pasurinë e të dënuarit për
kundravajtje administrative, qoftë edhe sikur ajo të ndodhet në
dorën e personave të tjerë.
Për gjobat e vëna mbi bazën e akteve të miratuara nga
bashkitë ose komunat, dhe për gjobat e vëna nga organet e tjera
shtetërore të ngarkuara me ligj që veprojnë brenda territorit të
tyre, titulli ekzekutiv vihet në zbatim me urdhër të përgjegjësit
të seksionit të financës nga punonjësit e ngarkuar posaçërisht
për këtë qëllim.
Zbatimi i titujve ekzekutivë, kur është e nevojshme bëhet
në bashkëpunim me organet e policisë së rendit.
Kur gjoba vendoset nga një organ shtetëror ekzekutiv i
armatosur (policitë), gjoba zbatohet forcërisht me urdhër të
titullarit të organit që e ka vënë atë”.
Neni 3
Shtohet neni 19/b me këtë përmbajtje:
“Sekuestrimi i pasurisë bëhet në prani të kundërvajtësit
ose të familjarëve të tij, të përgjegjësit të administratës të
lagjes apo të kryeplakut të fshatit, dhe në mungesë të tyre, në
prani të dy dëshmitarëve.
Nëpunësi i ngarkuar me sekuestrimin e pasurisë bën të ditur
qëllimin e ardhjes, kërkon pagimin e gjobës përpara se të vihet
dorë mbi pasurinë e të dënuarit, dhe kur e sheh të justifikuar
kërkesën, ka të drejtë të shfryjë ekzekutimin deri në pesë ditë,
duke lënë pasurinë mbi të cilën do të vihet sekuestro në
dorëbesim të personit të dënuar apo të familjarëve të tij.
Përjashtohen nga sekuestrimi sendet që përcaktohen me
dispozita të veçanta”.
Neni 4
Shtohet neni 19/c me këtë përmbajtje:
“Kur nëpunësi i ngarkuar me sekuestrimin has në
kundërshtimin e të dënuarit apo të poseduesit të pasurisë,
urdhërohet marrja forcërisht e sajë.
Për sekuestrimin e pasurisë mbahet procesverbal në të cilin
përmenden personat e pranishëm dhe karakteristikat e pasurisë së
marrë. Ajo transportohet e depozitohet në magazina ose dyqane për
shitjen, që ngrihen për këtë qëllim. Vlefta e pasurisë caktohet
me ekspertë të ngarkuar nga nëpunësi sekuestrues. Pasuria mund të
shitet edhe me procedurë ankandi”.
Neni 5
Shtohet neni 19/ç me këtë përmbajtje:
“Sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për
kryerjen e kundërvajtjes administrative ose që rrjedhin prej saj
me vendim të organit që ka vendosur dënimin për kundërvajtje
administrative, sekuestrohen dhe kalohen në dobi të shtetit duke
i dorëzuar në rezervën shtetërore.
Neni 6
Shtohet neni 19/d me këtë përmbajtje:
“Sekuestro vihet mbi sende vlefta e të cilave plotëson
pagimin e gjobës, të kamatave dhe të shpenzimeve të bëra për
ekzekutimin e saj.
Në rast se sendi i sekuestruar është i ndashëm dhe rezulton
me një vleftë më të madhe nga ajo që kërkohet, ndahet prej tij aq
sa është e nevojshme për marrjen e gjobës e detyrimeve të tjera
dhe shpenzimet e bëra, ndërsa diferenca i kthehet pronarit të
sendit ose depozitohet në emër të tij”.
Neni 7
Shtohet neni 19/e me këtë përmbajtje:
“Sekuestrimi i pasurisë së paluajtshme kryhet vetëm kur
pasuria e luajtshme nuk mjafton për pagimin e gjobës.
Nëpërmjet zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme,
nëpunësi sekuestrues njihet me pasurinë mbi të cilën mund të
vihet sekuestro. Vlefta e saj duhet të jetë sa më afër madhësisë
së gjobës.
Shitja e kësaj pasurie bëhet me anë ankandi, pasi më parë
të jetë përcaktuar vlefta nga ekspertë të ngarkuar nga nëpunësi
sekuestrues”.
Neni 8
Shtohet neni 21/a me këtë përmbajtje:
“Bashkitë dhe komunat marrin masa për ngritjen e magazinave
e të dyqaneve që kryejnë veprimtari depozitimi e shitjeje”.
Neni 9
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
KUNDERFIRMOHET
PRESIDENTI I REPUBLIKES KRYEMINISTRI
Sali Berisha Aleksandër Meksi
D E K R E T
Nr.1231, datë 26.9.1995
PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7697, DATE 7.4.1993
“PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 28, pika 19, të ligjit nr.7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
D E K R E T O J:
Neni 1
Në nenin 21 të ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për
kundërvajtjet administrative”, shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje:
“Përjashtim nga rregulli i mësipërm bëjnë pjesë zbatimi i
dënimeve me gjoba fikse të vendosura nga punonjësit e organeve të
policisë, vlerën e të cilave kundërvajtësi e paguan në arkën e
komisariatit të policisë në territorin e së cilës është kryer
kundërvajtja administrative.
Për zbatimin e këtij rregulli, ministri i Brendshëm nxjerr
aktet përkatëse nënligjore”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
KUNDERFIRMOHET
KRYEMINISTRI PRESIDENTI I REPUBLIKES
Aleksandër Meksi Sali Berisha
Miratuar me ligjin nr.8016, datë 2 5.10.1995 të Kuvendit Popullor
L I G J
Nr.8277, DATE 15.1.1998
PER NJE NDRYSHIM NE LIGJIN NR.7697, DATE 7.4.1993
“PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
“Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
Neni 1
Në nenin 21 të ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për
kundërvajtjet administrative” shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje:
“Zbatimi i dënimeve me gjoba fikse të vendosura nga organet e
shërbimit të policisë rrugore bëhet me pagimin e vlerës së tyre nga
kundërvajtësi në arkën e njërit prej komisariateve të policisë, në
territorin e të cilit është kryer kundërvajtja administrative ose
ku e ka vendbanimin kundërvajtësi.”
Neni 2
Dekreti nr.1231, datë 26.9.1995 “Për një ndryshim në ligjin
nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, miratuar
me ligjin nr.8016, datë 25.10.1995, shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1992, datë 21.1. 1998 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
L I G J
Nr.8343, datë 6.5.1998
PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7697, DATE 7.4.1993
“PER KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813,
DATE 14.4.1995 dhe LIGJIN NR.8016, DATE 25.10.1995
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
Neni I
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, ndryshuar me ligjin nr.7813, datë 14.4.1995 dhe ligjin nr.8016, datë 25.10.1995, në nenin 19 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Gjithë gjobat e tjera të vendosura në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, që nuk paguhen sipas përcaktimit në nenin 19, u dërgohen zyrtarisht bashkisë ose komunës ku kundërvajtësi ka vendbanimin ose kryen veprimtarinë kryesore,për vjeljen e gjobës sipas dispozitave të këtij ligji.”
Neni 2
Në nenin 19/a, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Për gjobat e vëna mbi bazën e akteve të këshillave të bashkive ose komunave dhe për gjobat e vëna nga organet e tjera shtetërore të miratuara me ligj që veprojnë brenda territorit të tyre, titulli ekzekutiv vihet në zbatim me urdhër të titullarit të organit përkatës të pushtetit lokal nga punonjësit e seksionit të financës të ngarkuara posaçërishtpër këtë qëllim. ”
Neni 3
Në nenin 20 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
“Gjithë gjobat që vilen nga bashkia ose komuna në rolin e agjentit, kalojnë 80përqind në buxhetin e bashkisë ose komunës dhe 20 përqind në buxhetin e shtetit,
Shumat që i kalojnë bashkisë ose komunës, të përdoren:
a) deri në 30përqind për shpërblimin e punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës ose detyrirnit, për vështirësi pune, në mason deri 4 paga mujore në vitpër çdo person;
b) 70 përqind sipas kritereve që përcakton Këshilli i Ministravepër administrimin e të ardhurave që realizojnë organet e pushtetit lokal. ”
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2097, datë 18.5.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
L I G J
Nr.9119 datë 24.7.2003
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813, DATË 14.4.1994, LIGJIN NR. 7927, DATË 24.4.1995 DHE LIGJIN NR. 8343, DATË 6.5.1998
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
K U VE N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, ndryshuar me ligjin nr.7813, datë 14.4.1994, ligjin nr. 7927, datë 24.4.1995 dhe ligjin nr. 8343, datë 6.5.1998 bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
“Kanë të drejtë të nxjerrin akte që parashikojnë kundërvajtje administrative edhe këshillat e bashkive dhe të komunave, për shkelje që kanë lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojnë funksionet e veta e të përbashkëta në njësitë territoriale përkatëse dhe që nuk janë parashikuar si të tilla në ligje të veçanta.”.
Neni 2
Neni 5 i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Niveli i dënimit me gjobë dhe gjoba në vend në rastet e shkeljeve të një rëndësie të vogël, për kundërvajtjet e parashikuara në aktet e bashkisë dhe të komunës, përcaktohen me vendim të këshillit përkatës.”.
Neni 3
Neni 6 i ligjit shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi i parë shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“kundërvajtje të miratuara nga organet kolegjiale të njësive vendore kalojnë 100 për qind në favor të buxhetit të pavarur të bashkisë dhe komunës.”.
2. Paragrafi i tretë shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“70 për qind sipas kritereve që përcakton këshilli përkatës për administrimin e të ardhurave që realizojnë bashkia dhe komuna.”.
Neni 5
Çdo akt ligjor dhe nënligjor që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K RY E T A R I
Servet Pëllumbi
L I G J
Nr.9302, datë 28.10.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, i ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në paragrafin e parë të nenit 20, pas shkronjës ” b” shtohet shkronja “c ” me këtë përmbajtje:
“c) kundërvajtje të konstatuara nga organet e Policisë Pyjore, nga të cilat 30 për qind kalojnë në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave për nevoja të shërbimit pyjor dhe 70 për qind në favor të Buxhetit të Shtetit. ”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Servet Pëllumbi
