Shërbimi Përmbarimor ZiG i përgjigjet nevojës dhe kërkesave në rritje të kreditorëve të shumtë për realizimin e plotë dhe në kohë të të drejtave të tyre, si dhe për transparencë më të madhe lidhur me mundësitë reale të pasurisë së debitorit që përbën objekt ekzekutimi. Shërbimi Përmbarimor ZiG ofron një paketë shërbimesh profesionale për të adresuar të gjitha nevojat dhe shqetësimet tuaja. Juristët e specializuar, që janë pjesë e stafit tonë, ju sjellin ekspertizën e tyre në gjithë aspektet e procedurës së ekzekutimit të titujve ekzekutivë. Si rezultat i shërbimeve të shkëlqyera, stafit profesional dhe veprimtarisë sonë që orientohet tërësisht në shërbim të klientëve, shoqëria Shërbimi Përmbarimor ZiG ka krijuar sot një bazë shumë të gjerë klientësh në të gjithë vendin.

Shërbimi Përmbarimor ZIG ushtron aktivitetin e tij për ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutiv sipas përshkrimit të mëposhtëm:

  • Vendimet civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, që përmbajnë një detyrim, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm
  • Vendimetpenale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore
  • Vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja të cilave u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të ligjit

Punësimi pranë Shoqërisë Shërbimi Përmbarimor ZIG është i mirëpritur për të gjithë ata të cilët duan të jenë pjesë e këtij grupi të suksesshëm. Studentët, të sapo diplomuarit dhe juristët me ekspertizë në fusha të ndryshme të së drejtës, janë të mirëpritur për të shprehur dëshirën dhe bashkëpunuar me shoqërinë.
Sfera e bashkëpunimit nuk kufizohet vetëm në fushën e drejtësisë, por në të gjithë spektrin e biznesit, pasi prioriteti i shoqërisë është standarti i lartë i stafit dhe suksesi në kuadër të cilësisë së shërbimit ndaj klientit. Personat me njohuri në ekonomi, marketing, shkenca politike, shkenca sociale, etj mund të krijojnë eksperienca pune të dëshiruara pranë shoqërisë tonë.

slide1 slide2 slide3

Bëni zgjedhjen tuaj

Shërbimi Përmbarimor ZiG

  • Përvoje e suksesshme

  • Seriozitet dhe korrektesë

  • Efikasitet, kohë optimale dhe kosto e ulët në aplikimin e drejtësisë

  • Organizim funksional dhe nivel profesional

Shoqëria e Parë Përmbarimore

Shoqëria Shërbimi Përmbarimor ZiG sh.p.k ështe shoqëria e parë private ne Shqipëri, e cila ofron shërbimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë. Shërbimi i ofruar udhëhiqet nga parimet e profesionalizmit, integritetit, eficences dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Kreditoret kanë lirinë te zgjedhin subjektin përmbarimor që ata preferojnë, ndërkohë që objektivi i shoqërisë sonë mbetet që kreditorët e kënaqur të kthehen gjithmonë te ne.

Ankandet më të fundit

Prev Next

Ankandi 2

15-04-2014 Njësi tregtare / Dyqane / Magazina

Ankandi 2

    Njesi me Nr.pasurie 2/178-N4, vol 40, faqe 221, ZK 8513, me sip. 33 m2, e...

Lexo më shumë

Ankandi 14

15-04-2014 Apartamente/Shtëpi Banimi

Ankandi 14

Apartament me Nr.pasurie 2/178+1-8, vol 40, faqe 208, ZK 8513, me sip. 114 m2, e...

Lexo më shumë

Ankandi 13

15-04-2014 Apartamente/Shtëpi Banimi

Ankandi 13

  Apartament me nr. pasurie  38/9+4-58,  vol.  1, fq. 173, Zona kadastrale  8605, me sip.  62...

Lexo më shumë

Ankandi 16

15-04-2014 Tokë arë/Truall

Ankandi 16

  Are, me nr. pasurie 134/13, vol. 3, faqe  87, ZK  2790, me sip. 5430 m2,...

Lexo më shumë

Ankandi 15

15-04-2014 Tokë arë/Truall

Ankandi 15

  Are me Nr.Pasurie 604/12, vol 10, faqe 89, ZK 2460, me sip. 368 m², me...

Lexo më shumë